• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Thertoret jashtë standardeve, AKU bllokon 28 të tilla


    28 thertore në të gjithë vendin janë mbyllur këto tre ditë si pasojë e mosplotësimit të kushteve higjeno-sanitare.

    Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, theksons e kjo është një punë e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend. Kështu që çdo tentativë për të rihapur aktivitetet e mbyllura do të ndëshkohet maksimalisht.

    Para pak kohësh në kryeqytet është hapur një thertore publike me të gjitha kushtet dhe standardet higjeno-sanitare./ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]