Aktualitet

Theresa May, gruaja e fortë e Brexit derdh një pikë loti...

Theresa May, gruaja e fortë e Brexit derdhi një pikë loti kur mësoi rezultatin e sondazheve  para  zgjedhjeve që tregonte se ajo do humbiste shumicën në parlament. Kryeministrja e ka zbuluar vetë këtë fakt gjatë një interviste ku tregoi se loti doli kur burri i saj Philip i tha asaj lajmin. "U deshën disa minuta që të merrja veten," tha ajo për Emma Barnett BBC.

Theresa May

"Burri im më dha një përqafim dhe mua më doli një pikë loti”. Ajo e dinte se fushata e saj nuk ishte "e përsosur", por duke qenë një grua supersticioze e dinte që do rriste me koalicion shumicën e saj në Commons. May fitoi me koalicion zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit duke forcuar kontrollin e saj mbi pushtetin dhe për të forcuar bisedimet Brexit, duke rritur numrin e deputetëve konservues në Commons.

Ajo tha se ishte "shkatërrimtare" duke parë njerëzit me të cilët kishte punuar me vite të tëra, por shtoi: "Nuk e konsiderova heqjen dorë sepse mendova se kisha një përgjegjësi për të siguruar që vendi të kishte ende një qeveri". Tiranapost.al E.B

Image result for theresa may with her husband