Botë Te gjitha

Themeluesit të Wikileaks i refuzohet kërkesa për të mos u ekstraduar në SHBA


Julian Assange mund të arrestohet në momentin që del nga ambasada ekuadoriane në Londër. Ditën e sotme Gjykata Britanike e ka rrëzuar kërkesën e themeluesit e Wikileaks për të garantuar lirinë e tij në rast se qarkullon në rrugët e Londrës.

Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se Assange ka të drejtë të ketë garancinë e jetës, përderisa kundër tij nuk rëndon asnjë akuzë zyrtare, por gjykatësja Emma Arbuthnot i ka rrëzuar kërkesën e tyre.

Ajo ka shprehur mendimin se Assange është një personazh që përbën kërcënim  për sigurinë e SHBA dhe duhet të mbajë përgjegjësi për dokumentat e lëshuara pa miratim paraprak të qeverive që implikonin.

Vetë Assange ka paralajmëruar në rrjetet sociale se do ta apelojë vendimin dhe se ka shpresë që më në fund izolimi i tij do të mbarojë. Assange kërkon që të lejohet të udhëtojë nga Londra në Ekuador, shtet në të cilin është bërë nënshtetas vitin e fundit dhe ka mundësi të jetojë i lirë, përderisa mes Ekuadorit dhe SHBA-së nuk ka një marrëveshje esktradimi. K.H/ tiranapost.al