Botë Kryesore Te gjitha

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange merr nënshtetësinë ekuadoriane 5 vjet pas ngujimit në ambasadë


Themeluesi i kompanisë “Wikileaks” që ka ekspozuar disa nga skandalet më të mëdha qeveritare anembanë botës, Jualian Assange ka marrë nënshtetësinë ekuadoriane pas 5 vitesh që ndodhet i ngujuar në ambasadën e saj në Londër nga frika se mos ekstradohet në SHBA në rast se del në rrugët e territorit britanik.

Assange ka përfituar azil politik në vendin e Amerikës Qendrore, por megjithatë e ka të pamundur të dalë nga ambasada, pasi autoritetet britanike nuk e njohin si pjesë e stafit diplomatik dhe e survejojnë vazhdimisht. Rreth 10 milion sterlina ka shpenzuar shteti britanik përgjatë 5 viteve të fundit për të mbajtur nën kontroll Assange i cili është një nga njerëzit që dëmtoi fushatën e kandidates demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton duke i zbuluar shumë afera me fondacionin e drejtuar prej saj dhe bashkëshortit ish-presidentit Bill Clinton.

Ndonëse shteti i Ekuadorit kërkon që ta largojë Assange nga ambjentet e ambasadës, ka deklaruar se nuk do ta bëjë këtë gjë pa marrë garancitë përkatesë nga autoritetet britanike për mos-ekstradimin e tij si edhe pa garantuar një mbrojtje fizike nga kërcënimet me jetë që i vijnë nga shtete të treta që mund të jenë përfshirë në valën e skandaleve të ekspozuara nga “WikiLeaks”. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *