Aktualitet

Thellohet skandali seksual në Hollivud. Historitë e aktoreve që janë ngacmuar nga regjisori

Emri i regjisorit Harvey Winstein është në qendër të mediave kudo në botë, për shkak të akuzave ndaj tij se ka ngacmuar seksualisht disa aktore të Hollywood. Dhe së fundmi janë 4 aktore që e akuzojnë për përdhunim.  Aktorja amerikane Rose McGowan postoi një status dje në Twitter ku deklaroi se është përdhunuar nga Weinstein. Tre aktore të tjera akuzojnë Weinstein për përdhunim, sipas një artikulli  investigativ të publikuar në revistën The New Yorker. Rose është gruaja e katërt që akuzon Winstein për përdhunim. Revista The New York njoftoi për tre akuza për përdhunime të paraqitura nga "ish aktorja aspirante" Lucia Evans, aktorja italiane Asia Argento dhe një aktore  tjetër që nuk ka dashur ti publikohet emri.

Image result for Rose McGowan

Lucia Evans

Lucia Evans. 

Image result for Asia Argento

Asia Argento

Policia amerikane dhe e Britanisë kanë nisur zyrtarisht hetimet për akuzat ndaj regjisorit Harvey Weinstein,  së fundmi kanë dalë fakte të reja për sjelljet e tij ngacmuese që datojnë që në vitet 1980. Sigurisht që Weinstein pavarësisht se disa ditë më parë kërkoi falje për sjellje të papërshtatshme, mohon akuzat se ka kryer ngacmime seksuale, aq më tepër për përdhunime.

Harvey Weinstein

Harvey Weinstein

(L-R) Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie, Cara Delevingne, Lea Seydoux, Rosanna Arquette, Mira Sorvino

Ndërsa aktoret që thonë se janë ngacmuar janë të shumta. Aktorja britanike Kate Beckinsale është një nga të fundit aktore që tha se ishte ngacmuar nga regjisori në moshën 17 vjeç, në fillimet e karrierës së saj, dhe ngacmimin e kishte bërë në Hotel Savoy në Londër. Ylli tha se gjatë kohës që ndodhej në dhomën e hotelit, ai kishte hapur derën dhe i kishte shkuar në tualet. “Ai kishte pirë alkool dhe unë i thashë se duhet të largohesha se isha në shkollë në mëngjes, kështu u largova e pas sulmuar nga ai por e shqetësuar dhe e frikësuar. Disa vite më vonë ai më pyeti nëse kishte fjetur ndonjëherë me mua. Kuptova se ai nuk mbante mënd nëse me kishte ngacmuar apo jo”, tregon aktorja.

Harvey Weinstein and Kate Beckinsale

 Kate Beckinsale

Aktorja dhe modelja britanike Cara Delevingne tha se Harvey u përpoq ta puthte ndërsa po shkonte në dhomën e hotelit. Emma Thompson gjithashtu rrëfeu se ishte ngacmuar nga ai. Edhe Angelina Jolie foli disa ditë më parë ku tha se ai kishte tentuar ta ngacmonte, ndaj nuk kishte zgjedhur më kurrë të punonte me të.

Image result for Cara Delevingne

Cara Delevingne

Image result for Emma Thompson

Emma Thompson

Mira Sorvino, e cila luajti në disa filma të Weinstein, u gjet në dhomën e tij të hotelit në festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto në 1995. "Ai filloi të më masazhonte shpatullat, gjë që më vuri shumë në siklet pasi u përpoq të më prekte edhe në pjesë të tjera të trupit, tregoi Mira Sorvino për The New Yorker e cila shton se kishte arritur ta largonte atë.

Image result for Mira Sorvino

Mira Sorvino

Rosanna Arquete, i tha The New Yorker që ajo duhej të takonte Weinstein për darkë në një hotel në Beverly Hills për të marrë një skenar, por pas mbërritjes iu tha të shkonte në suitën e tij. 'Ai kishte veshur rrobdeshanër të bardhë duke më thënë se kishte nevojë për masazh'. Ajo tha se e mori dorën  e saj dhe e tërhoqi drejt penisit të tij ...' Zemra ime  filloi të rrihte fort. I thashë se kurrë nuk do e bëj këtë gjë.  Ajo pretendon se karriera e saj më vonë u prek nga refuzimi që i bëri Wensteinit.

Image result for Rosanna Arquette,

Rosanna 

Ambra Gutierres,  modele filipinase-italiane, ishte 22 vjeç kur u ftua në zyrën e Weinstein në lagjen Tribeca të Nju Jorkut. Ai u gjunjëzua tek ajo, duke i prekur gjinjtë , dhe duke u përpjekur për ti vënë dorën në buzë,m ndërsa ajo iu largua.  Ajo shkoi direkt në polici pas kësaj.

Image result for Ambra Battilana Gutierrez

Zoe Brock, një modele dhe shkrimtare nga Zelanda e Re, pranoi një ftesë në dhomën  e hotelit të Weinstein në Kanë duke besuar se të tjerët do të ishin të pranishëm. Kur të tjerët u larguan, ajo u gjet "vetëm në një suitë të hotelit me Harvey Weinstein,". Ajo pretendon se hoqi rrobat dhe kërkoi një masazh, duke e detyruar atë të vraponte në banjë për t'i shpëtuar. "Harvey më ndoqi,  por unë u mbylla në banjë më çelës, ai i gjuante derës më grushta duke mu lutur që të dilja nga aty. Ajo pranoi të dilte pasi ai u vesh dhe në fund ajo arriti të largohej.

Image result for Zoe Brock

Zoe Brock

Ndër aktore të tjera janë: Katherine Kendall, Romola Garai, Emma de Caunes. Tiranapost.al E.B

Romola Garai, Katherine Kendall, Rose McGowan and Emma de Caunes