Aktualitet

"The Voice of Albania 6". Ja kur fillon

Më në fund është bërë publike data se kur do të nisë "The Voice os Albania 6".
"The Voice of Albania 6". Ja kur fillon

"The Voice of Albania 6" më në fund cakton datën se kur do të nisë. Ky fakt është bërë me dije nëpërmjet një videoje në faqen zyrtare të "The Voice of Albania" në instagram, ku mësohet se ky talent-show nis më datë 27 Janar.

Videon në fjalë e kanë postuar edhe dy prej anëtarëve të jurisë së "The Voice", Alban Skënderaj dhe Besa Kokëdhima.

"Ky Vit i Ri nis me një sezon të ri të The Voice of Albania. Ju urojmë të gjithëve një vit të jashtëzakonshëm, njësoj si #VoA6 . Nga 27 Janari vetëm në @topchannelalbania ! #thevoice #sëshpejti", shkruan Albani.

Ndërsa Besa shkruan: "voicealbania nga 27 Janari në @topchannelalbania".