Showbiz

The talks/ Valentino tregon modën që ia shpifte dhe modelen më të bukur në botë për të

The talks/ Valentino tregon modën që ia shpifte dhe modelen më

Në një intervistë të hershme, ikona e modës, dizenjuesi Valentino ka treguar ca gjëra interesante që ia vlejnë të rikthehen. Për modelen e preferuar, konkurrentin mik, jetën e tij dhe gjithçka tjetër që i zbuloni më poshtë.

Zoti Valentino sa herë e keni thënë në jetën tuaj fjalën "e bukur"?

E kam thënë vetëm kur vërtet kam parë bukurinë e vërtetë.

A ndodhte kjo çdo ditë?

Jam mundur të jem i vëmendshëm ndaj saj.

A është vërtet bukuria gjëja më e rëndësishme për ju?

Si krijues, bukuria është gjëja më e rëndësishme. Që kur isha fëmijë e adhuroja se si dukej një fustan, adhuroja një fytyrë që shkëlqente, një trup të mirë. E shijoja bukurinë e një gruaje, një burri, një fëmije në një pikturë. Gjërat e bukura janë të rëndësishme dhe e bëjnë jetën të tillë. Që fëmijë e inkurajoja veten ta vlerësoja të bukurën.

Kur e nise karrierën në Paris, e mendoje ndonjëherë që do bëheshe brilant, një legjendë e njohur ndërkombëtarisht?

I dashur, kur fillon është e vështirë të ëndërrosh. Por sigurisht që kisha aspirata. Krijova një koleksion të rëndësishëm në 1968-ën dhe doli mirë.,E kuptova që isha shumë mirë. Të gjitha ravistat erdhën të më takonin. U bëra menjëherë i njohur për shijen time, feminitetin dhe gratë nisën t`i dashuronin rrobat e mia.

Duke qenë se industria e modës ka ndryshuar shumë, si ia dilni për ta kapur?

Moda ka ndryshuar fuqishëm çdo dekadë. Pak më shumë më ka pëlqyer ajo e viteve ’60 dhe akoma më shumë ajo e viteve ’70. Urreja atë të viteve ’80-të: Mendoj që kishte diçka ekstremisht vulgare në të. Gratë u çmendën duke blerë rroba ama nuk dukeshin fare bukur: çizme të mëdha, fustane të shkurtër, flokët si shkurre… Kurrë s`më ka pëlqyer. Kurse ajo e viteve’ 90-të e shijova.

Pak përpara se të dilnit në pension, thatë se dizenjuesi i kohëve moderne duhet të jetë më shumë menaxher se sa krijues artistik. A je ende pro kësaj ideje?

Sot ata duan të bëjnë para. E nëse do të bësh para duhet të krijosh produkt që shitet kudo. Por në këtë mënyrë produktiviteti bie. Produktet shiten lirë se malli nuk është cilësorë. E siç mund ta merrni me mend, kjo nuk është bota ime.

Si frymëzohesh?

Ndonjëherë më dalin në ëndërr fustanet. Ngrihem, ndez dritën dhe i pikturoj. Frymëzohem gjithashtu edhe kur shkoj në muze në Hermitage, ose kur shkoj në Kinë dhe shikoj veshjet e tyre të vjetra të Teatrit Kombëtar. Frymëzohem gjithmonë nga këto gjëra e jo nga gratë. Bëj veshje për to, por nuk frymëzohem kurrë nga to.

Si shpjegohet? Se ju keni marrëdhënie të shkëlqyer me shumë artiste filmash, yje Hollivudi dhe gra të shtresës së lartë, disa nga ato duhet t`ju kenë frymëzuar në njëfarë mënyre.

Ideja është që unë dashuroj koleksionin tim. Nëse më pëlqen mua do ta dashurojnë edhe gratë përreth meje.

Cila është veshja më e bukur që keni krijuar ndonjëherë?

Kam bërë gjëra shumë të bukura. Më falni por jam njeri me shije të hollë dhe kur s`më pëlqen diçka s`e fus fare në koleksion. Dua esencën e së bukurës.

Kush është gruaja perfekte për Valentinon?

Një grua me shije. Ajo duhet të dijë se çfarë do, se është frustruese për mua nëse dikush më thotë: Dëgjo, bëj ti çfarë të duash. Unë s`marr vesh ndaj më bëj diçka të këndshme. Mendoj që është më mirë një grua që vjen dhe diskuton me mua për atë që do, që ka personalitet. Këto gra më tërheqin më shumë për të punuar. Ky është lloji i grave që dua.

Me cilën supermodele ke marrëdhënie më të afërt dhe cila është e preferuara jote?

Dua shumë nga ato, por nëse kthehem pak pas kam një speciale dhe ajo është Gisele. Për mua ajo është gruaja më e bukur në botë dhe mbi të gjitha është një modele superstar. E dua shumë edhe Claudian.

Një njeri tjetër i rëndësishëm i jetës tënde është Giancarlo Giammetti, partneri yt prej 40 vitesh

Marrëdhënia vazhdon ecën edhe mes stuhisë më të madhe në botë. Ne zihemi, kemi probleme, por Z. Giammetti është shumë i mirë me mua. Ai më lejon të punoj i qetë, pa presion. Jam gjithmonë në studion time duke dizenjuar dhe përgatitur koleksionet, por ai s`mërzitet.

Kush është miku yt më i mirë brenda industrisë së modës?

Miku më i mirë? Mund të kem me qindra…

Për cilin konkurrent ke më shumë respekt?

Jam shumë i afërt me Karl Lagerfeld. Më pëlqen çfarë bën ai, ka shumë talent dhe është fotograf i mirë. Dhe e admiroj shumë shumë shumë po shumë Yves Saint Laurent. (Valentino e ka dhënë këtë intervistë para se Karl të ndahej nga jeta)

Nëse do takoje veten të ri, ç'do mendonte Valentino i asaj kohe për Valentinon sot?

Mendoj që do ishte shumë i lumtur, sepse kam pasur gjithmonë një ëndërr të madhe. Kam ëndërruar bukurinë. Mamaja më thoshtë: Ti mendon gjatë gjithë kohës për budallëqe.

Emri dhe statusi juaj u bë në një pikë më i madh se vetë jeta. A ka qenë e vështirë të jetosh si një ikonë? Në kuptimin që njerëzit të kanë parë si ikonë mode e jo si person?

Kjo është e vështirë për ta thënë. Nuk e di. I kam pranuar me kënaqësi të gjithë titujt që më janë dhënë: Mbreti, Ikona, Perandori. Unë jam Valentino. Jetoj në botën time. Jeta ime s`ka ndryshuar. Ka qenë e njëjta gjithmonë. Unë dua ende gjërat e bukura, shtëpitë e bukura, argëtimin. Nëse ata duan të më quajnë ikonë, në rregull atëherë jam ikonë. Ç`mund të them tjetër?

*Ky post u përshtat nga The Talks dhe është realizuar nga Fabjola Hije.