My AlbaniaTe gjitha

The Sun/ Lëreni Korfuzin, shkoni më mirë përballë… Në Dhërmi


“Ndërro këto pesë vende me këto që po ju tregojmë ne dhe do kurseni ‘një mal me para'”, e titulon prestigjiozja The Sun artikullin, ku sugjeron lexuesit të shkëmbejne Korfuzin me Dhërmiun, Liqenin Como në Itali me Liqenin Bled në Slloveni, Ishullin Naxos me Santorinin, Triesten me Venecian dhe qytetin bullgar Plovdiv me Athinën.

Më poshtë përshkrimi i Shqipërisë nga The Sun: 

Bregdeti i Jonit është pikërisht përballë Kofuzit. Madje mund të shihni bukuritë e rralla nga Korfuzi. Por prisni, pse t’i ngatërroni gjërat? Më mirë shkoni në, Dhërmi në Shqipëri. 

Atje është më lirë se në Greqi. 

Një gotë birrë që në Shqipëri kushton 58 penc, në Korfuz kushton 1.80 paund, mendojeni pak ku ju bie më mirë. 

Pastaj për të mos folur për apratamentet. Mund të qëndrosh në Dhërmi për vetëm 35 paund nata, në shtator, madje edhe mëngjesin e keni të përfshirë. 

*Ky post u realizua nga Eneida Daci/ Lajmi përkthyer nga The Sun për Tiranapost.al.