Art dhe Kulturë

«The Irishman», kthimi në origjinë i Martin Scorseses, me De Niro dhe Al Pacino

«The Irishman», kthimi në origjinë i Martin Scorseses, me

"The Irishman” është filmi rikthen në jetë atmosferën e Goodfellas, është vepra me të cilën Martin Scorsese po rikthen Martin Scorsese-n e dikurshëm. Është filmi më i pritur i vitit, që do të hapë hapë Festivalin e Filmit në Neë York, i planifikuar midis 27 shtatorit dhe 13 tetorit.

«The Irishman” është shumë gjëra: i thellë, argëtues, i komplikuar, interesant dhe, si të gjithë filmat e mëdhenj, absolutisht unik", tha drejtori i Festivalit, Kent Jones. «Është vepër e një mjeshtri, e bërë me mjeshtërine e artit të kinemasë që rrallëherë e kam parë në jetën time dhe është një vepër e aftë për t'i dhënë formë një delikatese dhe intimiteti njerëzor që me të vërtetë më la pa fjalë. Ajo që mund të them është se, sapo e mbarova së pari, i vetmi reagim që pata ishte dëshira që ta shihja përsëri ", përfundoi Jones, i cili në hapje të këtij festivali dëshironte të kishte regjisorin që e përfaëson më mirë Hollyëood-in, përfaqëson New York-un.

Martin Scorsese, filmi i të cilit është një adaptim i I Heard You Paint Houses, biografia e Frank «The Irishman» Sheeran, është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me atë qytet. Veprat e tij janë në Neë York imazhi që ai ka krijuar ndër vite midis Little Italy dhe Brooklyn.

Prandaj, nuk ka vend më të mirë për të dëshmuar punën e fundit të regjisorit sesa Amerika, ku ka vendosur të rimarrë një pjesë të historisë. “The Irishman” është, në fakt, historia e marrëdhënies midis Frank Sheeran, i luajtur nga Robert De Niro, dhe Jimmy Hoffa, i luajtur nga Al Pacino. Njëri ishte një mafioz, tjetri një sindikalist. Hoffa u zhduk në 1975 dhe, në mungesë të trupit ai u shpall i vdekur shtatë vjet më vonë. Por më parë pat porositur tek Sheeran, "The Irishman", disa vrasje. "Kam dëgjuar që ju pikturoni shtëpi," i kishte thënë ai. "Unë e di që ti vret". Sepse kjo do të thotë "të lyesh shtëpi me bojë": të lyesh shtëpitë me gjakun që spërkat muret dhe dyshemetë.

Në vitet pas këtij takimi të parë, Hoffa, i luajtur nga Jack Nicholson në kinema, u dënua për korrupsion,  përsëri nuk është e qartë ajo që i ndodhi.

"The Irishman", që do të shfaqet edhe në disa kinema, nuk synon të hedhë dritë mbi mënyrën e zhdukjes së tij, por të analizojë faktet që e shkaktuan. Dhe për ta bërë këtë Scorsese ka mbledhur kastin e të gjitha kohërave: Al Pacino, Robert De Niro, Joe Pesci, që interpreton bossin Russell Bufalino, Harvey Keitel, në rolin e mafiozit Angelo Bruno. Nëse filmi do jetë një sukses, është shpejt për t’u thënë. Por fotot e para, të publikuara së bashku me shpalljen e Festivalit të Filmit në Neë York, duken ogur i mirë.