• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    ‘The Irishman’ del në Netflix/ Martin Scorsese: Ju lutem, mos i shihni filmat e mi nga telefoni!


    Martin Scorsese i lutet audiencës së tij, të mos i shohin filmat me regji të tij apo të regjisorëve të tjerë nga smartfonët. Apeli i tij erdhi gjatë shfaqjes me Peter Travers pasi Netflix nxorri filmin e fundit të tij, The Irishman.

    Duke folur për teknologjinë dhe telefonin si pjesë e pandashme në botën e sotme, ai tha: Ju lutem, do ju sugjeroja. Nëse ndonjëherë do shihni fotot që realizoj unë apo shumicën e filmave të mi, mos i shihni nga telefoni. Ndoshta në pamundësi, shihni nga iPadi, por jo në ekranin e telefonit.

    Irishman doli në Netflix të enjten e kaluar. Nuk kanë dalë akoma shifrat se sa persona e kanë parë, apo biletat që janë blerë në kinema, por ka të ngjarë të ketë arritur sukses.

    Deklarata e tij vjen edhe pas debateve të ndara mesa tyre që thonë se filmat duhet të shihen vetëm në kinema, që edhe Robert de Niro, Al Pacino dhe atyre si Joe Pesci që thotë se mund të shihet edhe në ekran të vogël.

    Disa nuk shkojnë në kinema për të mos shpenzuar para, dhe presin ta shihin në ekranin e telefonit, e të tjerë që presin adresa të tjera pirate.

    Por si një profesionist, Scorsese nuk e ka vetëm tek shitja e biletave. Për Etertainment Weekly, ai thotë:  Ekrani i madh tregon detaje, është efekti, është afërsia. Vetëm në ekranin e madh e kupton një film. Aty përfshihesh. Ngjyrat, dritat, personzhet, lëvizjet, këto e bëjnë një film të mirë. / Tiranapost.al.

    View image on Twitter

    View image on Twitter

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post