• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    The Guardian zbulon dokumentin: Rusia ia ka vënë syrin një tjetër vendi, ja ç’po bën miliarderi i afërt me Putin


    Rrezikun ndaj ndikimit rus e ndjejnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, siç thonë zyrtarë të lartë të BE dhe amerikanë të cilët flasin me terma destabilizimi dhe kontrolli në rajon. Por në një artikull ekskluziv të publikuar në The Guardian, rezulton se Rusët kërkojnë të ndikojnë gjer në Afrikë.

    Është zbuluar se Rusia po kërkon të rrisë praninë e saj në të paktën 13 vende në gjithë Afrikën duke krijuar marrëdhënie me sundimtarët ekzistues, me marrëveshje ushtarake dhe duke frymëzuar një brez të ri udhëheqësish dhe agjentësh të fshehtë të shpërndarë në këto 13 vende.

    Sipas The Guardian, misioni për të rritur ndikimin rus në këtë kontinent është duke u udhëhequr një nga biznesmen i fuqishëm në Shën Petërsburg me emrin Yevgeny Prigozhin, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

    Image result for Yevgeny Prigozhin

    Në vitin 2018 prokurori i posaçem amerikan Robert Mueller paditi Prigoxhin i cili njihet si kuzhinieri i Putnit, për shkak të kontratave miliona eurosh në fushën e hotelerisë në Kremlin. Sipas Mueller kompanitë e tij përdorën një fushatë të gjerë në mediat sociale në 2016-ën për të ndihmuar Trump që të fitonte zgjedhjet. Grupi Wagner, një konktraktor privat ushtarak i lidhur me Prigozhin ka furnizuar mercenarët për të luftuar edhe në Ukrainë dhe Siri.

    Dokumentet tregojnë shkallën e operacioneve të fundit të lidhura me Prigozhin në Afrikë dhe ambicjen e Moskës për ta kthyer rajonin në një qendër strategjike. Firmat e shumta të lidhura me oligarkun, duke përfshirë Wagner, njihen nga punonjësit si “Kompania”. Aktivitetet e saj janë të koordinuara me zyrtarë të lartë brenda ministrive të jashtme dhe të mbrojtjes të Rusisë.

    Në fakt, Putini tregoi pak interes për Afrikën në vitet 2000. Por sanksionet perëndimore të imponuara në vitin 2014 mbi aneksimin e Krimesë kanë nxitur Moskën për të kërkuar miq të rinj gjeopolitikë dhe mundësi për tu fuqizuar në fusha biznesi.

    Rusia ka një prani ushtarake dhe mision paqeruajtës në Republikën e Afrikës Qendrore. CAR është përshkruar si “strategjikisht e rëndësishme” dhe një “zonë strategjike midis veriut mysliman dhe jugut të krishterë”. Kjo lejon që Moska të zgjerohet në të gjithë kontinentin dhe kompanitë ruse të fitojnë me miliona në fusha minerare.

    Më 24 maj, Kremlini njoftoi se po dërgonte një ekip specialistësh të ushtrisë në Republikën Demokratike fqinje të Kongos. Sipas Dmitri Peskov, zëdhënësi i shtypit i Putinit, ata do të shpërndajnë pajisje ushtarake të krijuara nga Rusia. Deri tani, Moska ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ushtarake me rreth 20 shtete afrikane.

    Pesë ditë më vonë Kremlini tha se do të organizojë samitin e parë Rusi-Afrikë në tetor, pikërisht në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi. Putin dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, do të kryesojnë këtë ngjarje. Rreth 50 liderë afrikanë do marrin pjesë. Qëllimi është të nxisë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor. Dokumentet e zbuluara nga The Guardian janë marrë nga ‘Qendra e Dosjes’, një njësi hetimore e bazuar në Londër. Qendra financohet nga Mikhail Khodorkovsky, biznesmeni rus dhe kritiku i Kremlinit që ndodhet në mërgim.

    Media britanike ka publikuar gjithashtu harta, ku pavarësisht se Progozhin mohon lidhjet me Wagner, duke thënë se as nuk ekziston, tregon nivelin e bashkëpunimit mes ‘Kompanisë’ dhe qeverive afrikane, sipas vendeve. Simbolet tregojnë lidhjet ushtarake, politike dhe ekonomike, trajnimin policor, mediat dhe projektet humanitare, dhe rivalitetin me Francën. Pesa është niveli më i lartë; njëshi niveli më i ulët./ Artikulli i marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

    Marrëdhëniet më të afërta janë me CAR, Sudanin dhe Madagaskarin – të gjitha të vendosura me vlerësimin pesë. Libia, Zimbabve dhe Afrika e Jugut janë renditur me vlerësimin katër, sipas hartës, me Sudanin e Jugut në tre, dhe DRC, Çad dhe Zambia në dy.

    Sudan security forces are deployed around Khartoum’s army headquarters on 3 June.