Aktualitet

The Guardian: Shqipëria në listën e vendeve të Europës ku mbahen festivalet më të mira

The Guardian: Shqipëria në listën e vendeve të Europës

Prestigjiozja britanike The Guardian, ka futur në listë edhe festivalin UNUM që do zhvillohet në Shqipëri, mes 20 festivaleve të muzikës më të mira të Europës që nuk duhen humbur. UNUM është festivali që ndjek gjurmët e Kala Festival dhe synimi është që festivale të tilla të listohen në festivalet më të mira në Europë, për të tërhequr edhe turistët e shumtë.

Ja çfarë shkruan The Guardian: UNUM është festivali i ri që synon të fusë Shqipërinë në listën e festivaleve më të mira në Europë, pas suksesit të Kala festival në vitin 2018. DJ më të mirë, qejf në bregdet me birrë dhe ecje në rërë, janë këto gjëra që tërheqin turma njerëzish në Rivierën Shqiptare, këtë radhë tek Rana e Hedhur, që ndodhet në veriperëndim të Shëngjinit në Lezhë. Festivali do përfshijë lojëra të ndryshme, si volejbolli, sporte si yoga, promovim i veprave të artit, ushqimit etj.

Në fund the Guardian informon se festivali do të mbahet nga data 31 maj deri në datën 3 qershor. Klikoni në faqen unumfestival.com./ Tiranapost.al. E.B

Linku origjinal këtu.

A DJ performs in front of a crowd at the Meadows in the Mountains festival, Bulgaria, in the distance the sun sets on the mountains.