Te gjitha Tech

The Guardian: Plaket Facebook-u. Tani iu përket tezeve, hallave dhe gjyshërve


Po kthehet në zyrtare, Facebook është për njerëzit e brezit të dytë dhe të tretë. Prestigjiozja britanike The Guardian publikon lajmin ku shkruan se adoleshentët dhe të rinjtë po heqin dorë nga rrjeti social Facebook të themeluar nga Mark Zuckerberg. Në vitin 2018, 2.2 milionë të rinj nga mosha 12 deri 17 vjeç dhe 4.5 milionë nga 18 deri 24-vjeç do të përdorin rregullisht Facebook-un në Angli, dhe këto shifra tregojnë se do ketë 700,000 më pak përdorues se sa kishte në vitin 2017 dhe kjo për shkak përdoruesit e rinj po synojnë drejt Snapchat-it.

Raporti tregon se ndërsa Facebook ka qenë deri tani i suksesshëm pasi po i mban përdoruesit edhe në Instagram, të cilën Mark e bleu në vitin 2012 për 1 miliard dollarë, do pësojë ulje drastike pasi të rinjtë do mblidhen më shumë se kurrë më parë në Snapchat, aplikacioni me foto, me e-moji, video të shkurtra, e privatësi të madhe. Bill Fisher, analist nga Britania thotë se Facebook ka një problem të madh me adoleshentët dhe se platforma sociale është më e përdorur nga prindërit tanë. Fisher tregon se në tre vitet e fundit Snapchat ka dyfishuar numrin e përdoruesve në Britani.

Raporti zbulon se Facebook po e rrit popullaritetin e saj vetëm në mesin e njerëzve të moshuar. Thuhet se 500,000 të rinj mbi 55 vjeç pritet të bashkohen e të hapin adresë në Facebook këtë vit. Do të ketë 6.4 milionë përdorues me 55-65 vjeçar plus përdoruesit e rregullt që tashmë e kanë aplikacionin. Richard Broughton, një tjetër analist britanik ka folur për The Guardian ku tregon se ka disa faktorë që po luajnë rol në ndryshimet e mëdha. E para është se për shkak të eksesit të lehtë për të futur video dhe foto, prindërit apo gjyshërit qëndrojnë në kontakt me jetën shoqërore të fëmijëve të tyre, apo të nipërve dhe mbesave.

Por duhet pranuar se në përgjithësi, Facebook mbetet platforma më e popullarizuar e rrjeteve sociale në Britani me 32.6 milionë përdorues të rregullt. Instagrami do rritet nga 15.7 milion në 18.4 milionë, Snapchat nga 14.8 milion në 16.2 milionë ndërsa Twitter do të rritet nga 12.4 milion në 12.6 milion. Tiranapost. al E.B