Te gjitha Tech

Thashethemet mes indianësh në WhatsApp po shkaktojnë vdekje njerëzish të pafajshëm


Janë arrestuar 16 persona në Indi, pasi përmes disa mesazheve të shpërndara në WhatsApp në grupe të ndryshme akuzuan dy burra si rrëmbyes, mesazhi u përhap aq shumë sa dy burrat u  rrahën për vdekje. Ata u ndaluan në shtetin e Assam-it në veri-lindje dhe më pas u rrahën. WhatsApp-i po përdoret si mjet për të përhapur mesazhe të rreme dhe thashetheme për rrëmbimin e fëmijëve, kjo gjë ka çuar deri tani në vdekjen e gjashtë personave.

Për shkak të kësaj ndodhie, polica ka bërë thirrje se këto mesazhe të përhapura në WhatsApp duhet të bllokohen.  Dy viktimat e fundit janë identifikuar si Nilotpal Das, një inxhinier dhe Abijeet Nath, një artist digjital, të dy banorë të Guwahatit, qyteti më i madh në Assam. Një video ku tregonte një nga burrat duke u lutur për jetën e tij u bë virale. Të dielën, studentë dhe aktivistët mbushën rrugët e Guwahatit për të protestuar kundër vrasjeve. Marrë nga EuroNews, përshtati për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Abijeet Nath (L) and Nilotpal Das (R)