• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Thashethemet më bënë VIP


    Thashethemet janë si puna e reklamës, që nuk të bën kurrë dëm, dhe dëshmia e kësaj janë disa personazhe të showbizit tonë. Një lidhje dashurie, ose një thashethem shtatzënie të bën patjetër VIP. Siç bëri Alba Hoxhën. Ajo ishte një balerinë e talentuar edhe 2 vjet më parë. Ama sapo nxori ca foto të shkrepura në të njëjtin vend ku shkrepte dhe Albi Nako (që ishte në fokus prej ndarjes nga Klaudia), i rrotulloi gjithë portalet pas vetes. U bë dhe vajza e motit dhe pastaj doli në intervistë e tha se me Albin janë thjesht miq, kolegë dhe s`kanë qenë asnjëherë asgjë më shumë.

    Alba Hoxha dhe Albi Nako, foto nga Instagrami

    Siç mbase nuk ishin kurrë asgjë as Kiara Tito me Butrint Imerin, por që thashethemet për një lidhje mes të dyve i bëri të famshëm brenda natës.

    Kiara Tito dhe Butrint Imeri, foto nga Instagrami

    Kështu u bënë të njohur edhe të ashtuquajturit “Binjakët e Al Pazarit”. Thashethemet për lidhjet respektive me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin i bënë jo vetëm të njohur, por më në fund edhe të dallueshëm nga njëri-tjetri. Se tani njerëzit u referohen: ky i Borës dhe ai i Jonidës. Edhe pse të dyja palët ende s`kanë konfirmuar gjë. Thashethemet, të vërteta ose jo, e bënë punën e tyre dhe e qanë madje.

    Romeo, Donald Veshaj dhe Jonida Maliqi
    Romeo, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

    A e kishte dëgjuar dikush më parë emrin e Eduart Grishajt? Ai ishte operatori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, pastaj u bë regjisori i tij, ama ishte lidhja me Arbanën që e bëri të njohur.

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, foto nga Instagrami

    Asnjë këngë, asnjë program, asnjë foto e bukur në Instagram nuk shet më shumë se sa një thashethem. Lum ata që e kanë kuptuar.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post