Aktualitet

Thaçi: Takimi me Vuçiç më i vështiri në këto gjashtë vite, por shoh dritë në fund të tunelit!

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka takuar dy presidentët e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, në një takim të përbashkët të mbajtur në Bruksel, për të vijuar me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Pas takimit, Thaçi doli në një deklaratë teksa tha se takimi ishte më i vështiri në këto gjashtë vite, ishte i shkurtër dhe jo i lehtë. Por shtoi se përkushtimi i Kosovës për të ardhmen evropiane është i nivelit serioz, ndaj do punohet për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

'Ende shoh dritë në fund të tunelit, megjithëse do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende jeton me mentalitetin e së kaluarës dhe po gabon rënë.  Kosova është shtet Sovran, Serbia duhet ta kuptojë. Gjithashtu na duhet një marrëveshje përfundimtare'./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2050725718331110/