• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Kudo Shqiptarë My Albania Ngjarje Politikë Rajoni Të gjitha

    Thaçi: S’na përçajnë dot, ka vetëm një komb, ai shqiptar


    Vazhdon debati për të ashtuquajturin kombin kosovar. Në lidhje me këtë debat foli edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai sërish rrëzoi me forcë idenë e disave që ka komb kosovar. Sipas tij ekziston vetëm një komb dhe ai është shqiptar dhe askush nuk mund të përçajë shqiptarët.

    Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

    “Dje isha i ftuar si folës në forumin e organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës me studentë, akademikë dhe personalitete të shquara të Shqipërisë. Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri. Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen. Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post