• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Thaçi sërish akuza Berishës: Argat i Millosheviçit, bën përçarësin e politikës shqiptare


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër në “Open” me akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke e etiketuar përsëri si “Argat i Millosheviçit”.

    “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi. Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, u shpreh ai. /Tiranapost.al/