Aktualitet

Thaçi: Nënshkrova mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër

Thaçi: Nënshkrova mandatimin e Albin Kurtit për

Presidenti Hashim Thaçi ka të nënshkruar vendimin për mandatimin e Albin Kurtit si kryeministër dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai foli për gazetarët pas eventin të organizuar për 21-vjetorin e eksodit shqiptar, ndërsa tha se zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike.

Deklarata e Thaçit:

Për hir të korrektësisë, ju e dini letrat që i kam dërguar dhe ftesat kryetarit të partisë të parë në Kosovë aktualisht, që të marrë, siç e do rendi dhe përgjegjësia politike dhe qytetare, edhe zyrtarisht të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi ynë që ka qenë në zyrën time ka qenë një takim i një vullneti të mirë. Por, në të njëjtën kohë, dua të shpresoj dhe e them përsëri që të mos vazhdon të mbetet vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar si kandidat për kryeministër. Kështu që nënshkrimi im në vendimin për mandatar ekziston dhe është në tavolinën time.

Kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike, përgjigjen e kërkon nga adresat e partive politike. Prandaj, dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetar dhe të mos hyjmë në fazë të e një ngërçi apo një refuzimi të institucioneve./ Tiranapost.al