Kosova

Thaçi mohon që të jetë varrosur ideja për “korrigjim kufijsh”

Thaçi mohon që të jetë varrosur ideja për

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Samiti i Berlini nuk ka prodhuar asnjë gjë të re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në emisionin “Open”, ai mohoi që të jetë varrosur ideja për “korrigjim kufijsh”.

“Në samitin e Berlinit nuk është kultivuar apo prezantuar ndonjë ide për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në Samit ishte ish-Jugosllavia plus Shqipëria. Janë dëgjuar të gjitha opinionet e liderevë të rajonit. Në deklaratën përmbyllëse nuk përmendet asnjë gjë. Macron na propozoi të pajtohemi dhe na ftoi në takimin e radhës më 1 korrik në Paris”, tha Thaçi. /Tiranapost.al/