• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Rajoni Të gjitha

    Thaçi mbërriti në Bruksel, ja arsyeja e vizitës së Presidentit


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, udhëtoi sot drejt Brukselit ku do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

    Sipas një deklarate zyrtare, Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

    Qëllimi i kësaj vizite është kërkesa për vijimin e mbështetjes së BE-së, si dhe për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

    Gjithashtu pritet që kreu i shtetit të Kosovës të flasë edhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]