• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Thaçi kritika BE gjatë takimit me Donald Tusk: Mosliberalizimi i vizave, i pakuptimtë


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi Bashkimin Evropian për moslibelarizimin e vizave për Kosovën, gjatë një takimi në Bruklsel me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

    “Ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

    Presidenti Thaçi tha se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.

    “Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë përgjigjja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh Thaçi.

    Procesi i liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka nisur qysh në vitin 2012. Parlamenti Evropian ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, por Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën./Tiranapost/A.C