Aktualitet

Thaçi kritik ndaj ndërkombëtarëve: Koha juaj ka mbaruar, duhet të largoheni nga Kosova

Kosovarët ta marrin fatin e tyre në dorë, ndërsa misionet ndërkombëtare duhet të largohen nga Kosova. Kështu është shprehur presidenti Hashim Thaçi ditën e djeshme.

“Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar. Ne i mbetemi mirënjohës bashkësisë ndërkombëtare për çdo të mirë që i ka sjell Kosovës, ashtu siç i mbajmë përgjegjës për të gjitha lëshimet dhe dështimet e tyre. Partneriteti i mirëfilltë funksionon në mënyrë reciproke”, ka thënë Thaçi.

Numri një i Kosovës është treguar kritik ndaj bashkësisë kombëtare edhe më herët, pasi ai bëri përgjegjës ata edhe për disa procese të vështira të mëparshme që ka kaluar Kosova./Tiranapost.al