Kosova

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria të jetojnë në një shtet të përbashkët pa kufij

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria të jetojnë në një

"E ardhmja e Kosovës është e sigurtë për anëtarësim në NATO dhe BE, por po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë të nxirrnin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij".

Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në përkujtimin e 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik.

Me këtë rast Presidenti Thaçi tha se beteja e Pashtrikut ishte një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së. /Referuar ATSH/ Tiranapost.al/