Kosova

Thaçi ka një propozim pas kërkesës së SHBA: Të pezullojmë përkohësisht taksën ndaj Serbisë

Esencë editori/ Në një konferencë për mediat ditën sotme, pas një qendrimi dyditor në SHBA, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë apel Qeverisë që të pezullohet taksa 100 % ndaj mallrave serbe, duke respektuar kështu rekomandimet e ndërkombëtarëve.
Thaçi ka një propozim pas kërkesës së SHBA: Të

Thaçi tha se Kosova duhet të tregohet e përgjeshme dhe duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me partnerin strategjik të SHBA-ve, duke propozuar jo heqjen e taksës, por siç kanë propozuar faktori ndërkombëtar, një pezullim të përkohshëm, për t'i hapur rrugën dialogut të Brukselit.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës mori vendimin për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe më 21 nëntor 2018, por ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për anulimin e saj, pasi ndikon në rritjen e tensioneve në rajon. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/diplomatet-amerikane-shtojne-presionin-kerkojne-rihapjen-e-bisedimeve-kosove-serbi/