Kosova

Thaçi: Jam i gatshëm të shpall menjëherë zgjedhjet e reja

Thaçi: Jam i gatshëm të shpall menjëherë zgjedhjet e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot me kryetaren e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën bisedoi për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse ky do të jetë skenari përfundimtar.

Në një deklaratë për mediast, Thaçi thekson se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, do të ezaurojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm të shpall menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, vetë kryetarja e KQZ, tha se nuk është biseduar për ndonjë datë të caktuar. Daka theksoi se nëse shpallen zgjedhjet, institucioni që ajo drejton do të kërkojë mjetet e nevojshme nga Qeveria. /Tiranapost.al/