Aktualitet

Thaçi i zhgënjyer nga Samiti i Berlinit: U tmerrova kur mora vesh se nuk kishte koordinim me SHBA

Thaçi i zhgënjyer nga Samiti i Berlinit: U tmerrova kur mora vesh se

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston se nuk do të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë për ndërmjetësimin e SHBA. Gjatë një konferencë për mediat pas samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Kosovës tha se “ishte tmerruar që në për takimin që u mbajt në Berlin nuk u njoftua SHBA”.

"Shpresoj që Samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë më shumë substancë", tha Thaçi.

Ai kërkoi që dialogu të jetë i pakushtëzuar, ndërsa theksoi se taksa nuk do të hiqet.

“Theksoj se tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe legjitim dhe i tillë do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar me mundësitë e arritjes së një marrëveshje për normalizim të plotë, ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve. Që vendet tona mbeten multi etnike që përfshin Luginën e Preshevës, Metvegjes dhe Bujanocit në territorin e Kosovës.

Vendet e BE tani do të jenë më unike, jo siç ka ndodhur në Berlin. Shpresoj se Samiti i Parisit do të jetë më i organizuar. Kam qenë i tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me SHBA.

Pa rolin e SHBA nuk ka dialog dhe jo më marrëveshje apo implementim”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tha se Kosova po diskriminohet me mosliberalizimin e vizave.

“Nëse vijon të mos merret ky vendi, është një diskriminim ndaj Kosovës”, tha Thaçi, në dalje nga Samiti i “Brdo Brijunit”./Tiranapost/A.C