• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Kryesore Të gjitha

    Thaçi e bëri, presim Ramën…


    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten Lumnije është takuar me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e parë Melania. Thaçi bëri një postim në Facebook me një foto të të katërve ku shkruan se u takua me liderin e Amerikës  duke e falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe se Trump e kishte konfirmuar se SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.  Ja çfarë shkruan Thaçi: “Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik. HTH”.

    lumen

     

     

    Ndërkohë edhe kryeministri Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve tëbashkuara, dhe siç e kërkon procedura, pritet një foto edhe nga ai me presidentin amerikan.

    Thaçi u ftua në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe si pjesë e saj u takua mbrëmë dhe me  Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e falenderoi për mbështetjen e shtetit turk ndaj Kosovës. “Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.”

    Pas tij, zhvilloi takim edhe Sir Louis Straker, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor, Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Në takim theksova se Kosova ka konsoliduar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Shumë shtete nga CARICOM tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, u shpreha se Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, shkruan Thaçi në Facebook. Tiranapost.al E.B