• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Tha se do dorëhiqej nëse do bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit! Por si justifikohet sot Lefter Maliqi


    “Do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje”!

    Kjo deklaratë e deputetit Lefter Maliqi u bë para se të mbaheshin zgjedhjet, por sot ai ende vazhdon që të ulet në karriget e Kuvendit.

    E pyetur nga moderatorja Eni Vasili në emisionin “Open”, për deklaratën e dy javëve më parë, Maliqi u justifikua se nuk e la mandatin se Meta nxori një dekret të ri për zgjedhjet.

    Biseda:

    Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?

    Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.

    Vasili: Për ju, po

    Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfliktin civil.

    Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra.

    Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ja ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant.

    Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vete.

    Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin./ Tiranapost.al