Aktualitet

Testi teorik i patentës s'është më i njëjti. Ja pyetjet e reja

Duke filluar nga data 1 Mars e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor  në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës.

Kështu të gjithë ata që do të hyjnë në testin teorik për të marrë leje drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2 do të kenë pyetje të reja.

Deri në 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyetjeve të vjetra kurse nga data 1 mars 2018 do të nisë aplikimi i pyetjeve të reja.

Testet e reja i gjeni duke klikuar këtu: http://www.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/392-publikimi-i-pyetsorit-te-ripunuar-per-lejedrejtimi-te-kategorise-a1-a2-a-b1-dhe-b-2018

Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejës.

Për ndryshimet në fjalë janë njoftuar të gjitha autoshkollat./ Copyright Tiranapost.al