Foto-Video/ Terror në Paris: Një punonjës policie vret me thikë pesë kolegët
Pesë policë francezë u vranë sot në një sulm me thikë brenda selisë qendrore të Policisë në Paris. Mediat franceze shkruajnë se autori 45 vjeçar gjithashtu punonjës në administratën e policisë, është qëlluar për vdekje në vendin e ngjarjes, së ndodhur në orën 1 të drekës.
France 24 raporton për gjashtë policë të tjerë të plagosur, të cilët gjithashtu ndodheshin në godinën e policisë së kryeqytetit, pranë Notre Dame. Autori i paidentifikuar ende nga mediat me emër, përdori një thikë qeramike, dhe kjo bëri që skaneri të mos jepte sinjalin në momentin që ka hyrë, pasi detektorët metalikë ishin në punë.
Ende nuk dihet pse kreu sulmin, madje punonjës të tjerë thonë se ai nuk ka shfaqur ndonjëherë probleme apo të jetë zënë me dikë. Sipas Le Figaro, sulmuesi ishte me origjinë nga Fort-de-France, kryeqyteti i ishullit të Karaibeve, Martinique. Për shkak të ngjarjes, ministri i brendshëm francez Christophe Castaner anuloi planin për të udhëtuar në Turqi. Macron dhe zyrtarë të tjerë të lartë shkuan në vendin e ngjarjes./ Shihni foto dhe video nga ngjarja./ Tiranapost.al. E.B