• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Tërmeti/ Psikologe Bekteshi: Kujdes me panikun, duhet qetësi dhe kush ka mundësi të udhëtojë pak ditë


    Psikologia klinike Enertila Bekteshi jep disa këshilla për gjendjen psikologjike dhe panikun e krijuar nga tërmeti. Për rë rëndësi ka qetësia, terapitë kur gjendja është pak më e rënduar dhe ka filluar të japë shqetësime të dukshme edhe fiziologjike, e gjithashtu këshillon që kush ka mundësi të largohet nga vendi apo qyteti për pak ditë, pasi shmangia konsiderohet një terapi e mirë.

    Lexoni intervitën e saj për News 24:

    Gjithë këto ditë që kemi kaluar nuk janë të lehta, gjithkush nga ne ka pasur përjetuimet e veta individuale. Sigurisht që personalisht mendoj dhe parashikoj se dëmet psikologjike përveç materiale, tek ne ama në një masë të gjerë, problemet psikologjike parashikoj të jenë të mëdha, të gjithë jemi prekur. Duhet të ketë një afat të gjatë kohor terapish , ose në pamundësi për të marrë veten me të mira, duhen metoda të tjera si rikthimi në normalitet. Nuk duhet hequr dorë nga terapitë.

    Njerëzit kanë filluar të shfaqin, duke treguar qoftë dhimbjet, debulesat, shumë probleme fiziologjike që realisht justifikohen për situatën që po kalojnë. Gjendja psikologjike lidhet me aspektin fiziologjik dhe reagimet e trupit. Trupi dhe gjithë struktura fiziologjke drejtohet nga truri. Është lodhje mendore që shoqërohet nga probleme shëndetësore.

    Ka pasur psikologë të shpërndarë për të ndihmuar të prekurit:

    Unë do thosha që kjo është një gjë e mirë, një hap i parë i mirë që psikologu është gjendur pranë, nuk dua të bëj krahasime mes psikologëve, por rëndësi ka që ndihma është dhënë. Suporti i parë emocional është dhënë.

    Pasojat pas goditjeve:

    Përvec pjesës që u përgatitëm se jemi vend sizmik, pasojat janë të dukshme, duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht dhe materialisht, nuk duhet të përjashtohet dukuria e tërmetit, dhe asistimi nga psikologu. Kjo na bën një shoqëri më të përgatitur dhe më afër mirësisë.

    Disa këshilla një javë pas tërmetit, edhe pse ka kaluar  ajo gjendja..

    Njerëzit duhet të jenë të qetë, të mos panikohen se duke pas panik të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës, sigurisht do japi pasoja fiziologjike, qetësia është gjëja më e mirë.

    Ata që kanë humbur familjarët, familjet janë shuar. A do mundet të rikuperohen këta?

    Kjo është pjesa më e vështirë e gjithë situatës. Sigurisht që zgjidhjet nuk janë të menjëhershme pasojat janë afatgjata., për ta ka rëndësi pjesa që kanë humbur, duhet të pajtohen me situatën, do kohën e vet që të marri zgjidhjen apo të shërohen plagët, mund edhe të mos shërohen se varet nga mënyra e përjetimit, qoftë në humbjet njerëzore qoftë të një banese. Shmangja është gjithmonë e mirë të bësh një rifreskim të skenave por kjo varet edhe nga mundësitë financiare. Është terapi që të ndihmon që të largohesh nga vendi apo nga qyteti për pak./ Tiranapost.al.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post