Aktualitet

Tërmeti/ Ministria e Arsimit publikon vendimin: Ja kur do zëvendësohen ditët e bëra pushim

Tërmeti/ Ministria e Arsimit publikon vendimin: Ja kur do

Shkollat ku u ndërpre mësimi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit do t’i zëvendësojnë ditët me të shtunat, duke nisur nga  25 janari deri më 28 mars.

Ministria e Arsimit bëri publik sot vendimin për shkollat ku është bërë në Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamzë dhe Kavajë.

Në urdhrin e Ministrisë thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

/ Tiranapost.al