Lajme nga Bota

Tërmet në ishullin e Kretës, por s'ka të lënduar

Tërmet në ishullin e Kretës, por s'ka të lënduar

Ishulli grek i Kretës u godit nga një tërmet 5.3 ballë i shkallës Rihter. Dridhjet e lëkundjet e tërmetit u ndjenë mëngjesin e sotëm, në orën 07: 39 me epiqendër 31 kilometër në veriperëndim të ishullit Iraklio dhe me një thellësi prej 80 kilometrash. Fatmirësisht nga raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Related image

Guvernatori Stayros Arnoutakist citohet të ketë thënë për mediat greke se nuk ka raportime për dëme nga tërmeti që zgjati vetëm 5-6 sekondash. Ndërsa eksperti i Gjeologjisë Efthymi Lekkas ka thënë për Kathimerinin se duhet kohë për të vlerësuar situatën.

map_ar

3

crete_web