Lajme nga Bota

Tërhiqet nga muzika Legjendarja Aretha Franklin por para se ta bëjë këtë...

Tërhiqet nga muzika Legjendarja Aretha Franklin por para se ta

Legjenda e muzikës Soul Aretha Franklin po planifikon të dalë në pension ose thënë ndryshe të largohet nga muzika sepse ka nevojë të kalojë më shumë kohë me nipërit.

74-vjeçarja e lindur ne Memphis tha për BBC se do të regjistrojë një album të fundit me Stevie Wonder para se të largohet nga të qenurit në qendër të vëmendjes edhe pse emri dhe këngët e saj nuk mund të harrohen, si kënga You Make Me Feel Like a Natural Woman.

Ndër arritjet e saj listohen:

-Fitoi Grammy-n për performancën vokale më të mirë për tetë vjet rresht që nga viti 1968 deri 1975.

-Iu dha Medalja Presidenciale për Lirinë nga Presidenti George W. Bush në vitin 2005.

Vitet e fundit ajo ka qenë e sëmurë duke bërë jë ndërhyrje abdominal në vitin 2010.

"Unë ndihem shumë e pasuruar dhe e kënaqur në lidhje me karrierën time por erdhi koha që unë të largohem dhe të kem jetën time private me nipërit e mi”.

Nga viti 1968,  ishte e njohur në gjithë Amerikën dhe Evropën si "Lady Soul" ku ka marrë edhe një çmim nga Martin Luther King dhe u shfaq në kopertinën e  The Times.

Image result for Aretha franklin in the Time copertine