Te gjithaTech

Tërhiqet nga Facebok media më e fuqishme braziliane: Po iu lirojmë radhën lajmeve të rreme


Gazeta më e madhe e Brazilit, Folha de S Paulo, ka njoftuar se nuk do e mbajë më aktive faqen në Facebook. Gazeta akuzon median sociale se po inkurajon lajmet e rreme dhe se po i përhap pa teklif.

Mark Zuckerberg, bashkë-themelues i Facebook, ka thënë se ndryshimi i algoritmeve të shpallur muajin e kaluar do përcaktojë përparësitë e posteve të rëndësishme  sociale dhe personale në vend të  reklamave të bizneseve dhe lajmeve. Por redaktori ekzekutiv i Folha, Sergio Davila, tha se masa thjesht mundësoi përhapjen e dezinformimit politik dhe tregimeve mashtruese.

“Gazeta profesionale po ndalohet në faqen e Facebook, tashmë po krijohen hapësira të reja për lajmet e rreme dhe se shpërndarja e tyre po i tejkalon limitet. Kështu ne kemi vendosur t’jua lëmë Facebook-un lajmeve të rreme”.

Davila tha se veprimi i gazetës pasqyroi rëndësinë në rënie të Facebook për lexuesit. Folha tha se studimet e tij treguan se aksionet, komentet dhe pëlqimet për 10 gazetat më të mëdha braziliane nëpërmjet Facebook ranë 32% në 12 muajt e janarit 2017.

Në një artikull, Folha tha se nga tetori deri në janar analizoi ndërveprimet nëpërmjet Facebook me 21 faqe që botonin lajme të rreme dhe 51 faqe të gazetarisë profesionale dhe sipas tij rezultoi se lajmet  dhe mediat e rreme dhe dezinformuese kishin më shumë ndjekës. Gazeta tha se do e mbajë faqen e saj në Facebook me 6 milionë ndjekës, por nuk do e përditësojë.

Shqetësimi rreth lajmit të rremë po rritet në Brazil, përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit. Në janar qeveria tha se po krijonte një grup pune për të luftuar lajmin e rremë. Folha është gazeta më e madhe në këtë vend me popullsi prej 209 milionë banorësh. Tiranapost.al E.B

 

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *