Aktualitet Te gjitha

Tërhiqet Kumbaro: Teatri nuk lëviz


Në një prononcim për Report Tv, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se nesër do të flasë personalisht me artistët, ndërsa theksoi se teatri nuk do të lëvizë.

Ajo tha se teatri do të vijojë që të jetë funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat, tha ministrja.

“Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka autorizim, të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperushëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën” / Copyright Tiranapost.al