SPORT

Terek humbet në shtëpi, Balaj gabon një penallti

Terek Grozni e nis jo mirë vitin 2017 në ndeshjen e parë zyrtare për pjesën e dytë të kampionatit rus.

Skuadra çeçene u mund në shtëpi nga Ufa 0-1, por sulmuesi shkodran humbi një penallti në minutën e 55-të që mund ta dërgonte rezultatin 1-0.

Në këtë ndeshje veç Balës që u aktivizua për 90 minuta, edhe Berisha ishte në fushë për 90 minuta ndërsa Roshi ishte titullar por u zëvëndësua në minutën e 84-të.