Aktualitet

Terapisti Gavin Sharpe: Ju tregoj mendimin tim për Harvey Weinstein dhe jo vetëm

Koha do e tregojë të vërtetën, Garvin Sharpe.

Si një psiko-terapist, trajtoj klientët nga vuajnë nga varësia ndaj seksi. Më kanë kontaktuar shumë njerëz duke më pyetur për rastin e Harvey Weinstein, i cili vetë ka pretenduar se vuan nga kjo lloj varësie. Vendosa të flas sepse pata shumë kërkesa dhe mesazhe dhe përgjigja ime është kjo.  Varësia ndaj seksit është një çështje e ndërlikuar. Klientët që vijnë për trajtim tek unë zakonisht kanë një gjë të përbashkët, traumën emocionale për një ngjarje në të kaluarën.  Personat me varësi seksuale, vuajnë nga një konflikt i madh i brendshëm i përbëra nga fakti se sjelljet e tyre shpesh shkelin vlerat morale. “E dua bashkëshortin tim dhe e urrej veten për këtë. Pse nuk e ndaloj dot? Këto janë disa nga shprehjet që dëgjoj shpesh, edhe në rastet kur  veprimet  e burrit kanë qenë shkatërruese për gjendjen në rastin e kësaj gruaje.

Image result for Gavin SharpeKëtu është thelbi: nëse kurrë nuk kanë mësuar të tolerojnë ose rregullojnë emocionet e tyre si pasojë e traumës së tyre, ata vazhdojnë  të kërkojnë më shumë seks, dikush tjetër ngushëllohet tek pijet alkoolike që trupi i tyre dhe mendja të mpihet e të reshtin së menduari. Pasi seksi përfundon, ashtu si pija, rikthehen mendimet, gjendja e brendshme e kështu ai kërkon më shumë, e më shumë.

Natyrisht, në rastin e Harvey  Weinstein, çështja kryesore është pëlqimi. Nëse akuzat kundër tij janë të vërteta, Weinstein është një shkelës seksual dhe grabitqar i egër. Ai duhet të përballet me pasojat. Por nëse është e vërtetë që ai mund të jetë gjithashtu një i varur nga gjinia, ai mund të ketë në nevojë për trajtim, sado të thonë të tjerët se ai duhet arrestuar.

Koha do të tregojë nëse Weinstein është i varur nga seksi dhe droga. Jo të gjithë të varurit nga seksi bëhen shkelës dhe jo të gjithë shkelësit janë të varur nga seksi. Nëse ai tregon keqardhje në terapi dhe nëse ai është aq i tronditur sa thotë, është e mundur që ka pasur një traumë dhe do duhet kohë e gjatë për ta shëruar.

Ai gjithashtu do të vuajë pasojat. Terapia nuk është një  mundësi për të qenë i lirë dhe jo në burg. Tani për tani, Weinstein nuk po ndihmon duke iu referuar viteve '60 dhe '70. Përdhunimi është përdhunim, Harvey. Aktualisht dukesh më shumë si psikopat sesa i droguar.

Unë trajtova një klient që fatmirësisht nuk përdhunoi askënd, por shpesh e ekspozonte veten në publik  dhe nuk i rezistonte dot gjinisë femërore, dhe sigurisht të bukurës.

Kjo nuk është konsensuale. Mund të jetë e lehtë ta shohësh atë si një grabitqar dhe asgjë më shumë. Por a do ta rregullonit këtë ndryshe nëse e kuptoni se si fëmijë ai u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga njerku i tij dhe më pas e hutonte seksin me fuqi? A është ai gjithashtu, në një farë mënyre, një viktimë? A do të zemërohemi nëse ai hyri në një qendër rehabilitimi për varësinë e seksit?

Mund të jetë e lehtë ta etiketoni atë si një grabitqar të madh grash, por a do ndryshonit mendim nëse unë ju them se klienti im, (Jo Harvey) ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga njerku i tij që në fëmijëri? A është ai gjithashtu një viktimë në një farë mënyre? A do zemëroheshit nëse ai nuk do bënte burg por vetëm të trajtohej?

Unë e kuptoj se ka raste plot kur krimet duken kaq të tmerrshme sa me të vërtetë nuk interesohen për kauzën. Ne duam të ndjekim shpejt pasojat. Hiqni karrierën brilante të Weinstein, kompaninë e tij, Oscarët që filmat e tij kanë fituar.

Tani për tani ne kemi zgjedhur perspektivën tonë për Harvey Weinstein. Ne e kemi definuar atë vetëm si një grabitqar. Ne duam të besojmë se burrat e pasur dhe të fuqishëm që ngacmojnë gratë nuk kanë vend në shoqëri dhe ai dëshiron të besojë se ai është akuzuar padrejtësisht për sjellje normale, konsensuale.

Për fat të keq, të dyja këto perspektiva janë po aq të hutuara sa njëra-tjetra.  Viktimat e Weinstein kanë bërë të qartë se kurrë nuk kanë pranuar ofertat e tij, dhe 62 milion njerëz  panë një këndvështrim tjetër kur zgjodhën presidentin e SHBA-ve, i cili ka thënë se kur je i famshëm dhe i fuqishëm, nuk ka problem nëse e prek gruan nga (...) Gavin Sharpe është një psikoterapist dhe drejton  me sukses një klinikë të quajtur Live, Love Learn. Independent, Tiranapost.al Elisa Bajramaj. Na kontaktoni: [email protected]

harvey-weinstein.jpg

Harvey Weinstein

Related image