• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Ter Stegen dhe fati shpëtojnë Barçën ndaj Dortmund-it


    Borussia Dortmund-Barcelona, super ndeshja e Grupit F të Champions League, është mbyllur në barazim 0-0. Një barazim që ka shijen e fitores për katalanasit, të cilët kanë shmangur humbjen falë një Marc-Andre Ter Stegen në një formë të shkëlqyer dhe pasaktësisë së treguar nga verdhezinjtë para portës.

    Numri 1 i spanjollëve ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes me disa pritje të jashtëzakonshme, por më  e rëndësishmja ka ardhur në minutën e 57-të, kur ka ndalur Marco Reus nga pika e bardhë. Gjermani ka pritur katër nga gjashtë penalltitë që ka patur kundër në Champions League, më shumë se çdo portier tjetër.

    Lajmi tjetër i mirë për Barçën, përveç shmangies së humbjes, ka qenë ka qenë kthimi në fushë i Leo Messi-t në minutën e 59-të. Kjo ka qenë ndeshja e parë e sezonit për argjentinasit, i cili ka qëndruar larg fushave për shkak të një dëmtimi muskulor.

    Vendin e numrit 10-të në formacionin titullar e ka marrë 16-vjeçari Ansu Fati, i cili është bërë lojtari më i ri që luan një ndeshje të Champions League në historinë e Barcelona-s./XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]