Tech

Tentuan të ndikonin edhe në Shqipëri! Bllokohen 800 faqe me Fake News nga Irani

Tentuan të ndikonin edhe në Shqipëri! Bllokohen 800 faqe me Fake

Operacioni në Facebook vazhdon... dhe së fundmi janë bllokuar 800 faqe për të cilat raportohet se drejtoheshin nga faqe të koordinuara, joautentike dhe të drejtuara nga Irani. Sipas zyrtarëve të Facebook, masa u mor pasi u zbulua së në këto faqe bëhej fushatë manipuluese që operonte në 20 vende të botës, dhe këto faqe me Fake News operonin edhe në Shqipëri.

Në artikullin e publikuar nga REL, citohet kreu i sigurisë kibernetike në “Facebook”, Nathaniel Gleicher:

“Kemi të bëjmë gjithsej me 783 faqe, që ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë. Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit. Po i heqim këto faqe, grupe dhe llogari të bazuara në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ata dërgojnë. Në këtë rast, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme dhe kjo ishte baza për veprimet tona". 

Nathaniel Gleicher, head of cybersecurity policy at Facebook. (file photo)

Kujtojmë se kanë kaluar pak muaj që kur u dëbuan ambasadori dhe dy diplomatët iranianë, mes dyshimeve se kishin dijeni për planin e një sulmi terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ndër vendet e tjera që ishin bërë target i fushatës ndikuese përmenden: Afganistan, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen./ Artikullli marrë nga REL/ Për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/pas-trump-edhe-meta-mbeshtet-ramen-per-debimin-e-diplomateve-iraniane/