Showbiz

‘Tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët’. Vajza e Michael Jackson mohon lajmet

‘Tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët’. Vajza e

Dokumentari “Leaving Neverland” që rrënoi figurën e Michael Jackson, nuk i solli më pak dëme vajzës së tij, Paris. Përveç ngërçeve në karrierën si aktore, u tha se Paris tentoi vetëvrasjen, duke prerë damarët e se u dërgua me urgjencë drejt spitalit.

[caption id="attachment_347729" align="aligncenter" width="498"](Postimi i Parisit në Twitter)[/caption]

Por vetë ajo i ka mohuar këto lajme duke i quajtur gënjeshtarë të gjithë ata që e përhapën lajmin në formën e një informacioni të sigurtë e jo thashethemi.

Ka ndodhur apo s`ka ndodhur vërtet, e rëndësishme është që ajo është mirë e që do vazhdojë përpara, pavarësisht momenteve të vështira që po kalon pas publikimit të dokumentarit.

Në “Leaving Neverland” disa zotërinj, dikur fëmijë, akuzojnë Michael Jackson-in për abuzim seksual.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.