• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Tentoi të rrëmbejë një fëmijë, kapet në kohë taksisti


    Një 55-vjeçar me profesion taksist është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi tentoi të rrëmbejë një fëmije. Rrëmbimi ka ndodhur në Elbasan ku një taksist është denoncuar së ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

    Mësohet  se kanë qenë familjarët e fëmijës që kanë njoftuar policinë, ku këta të fundit kanë bërë shoqëruar, Sami Meta 55-vjeç drejt komisariatit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit 1Maji, ndërsa 55-vjeçari taksist nga Bradasheshi, raportohet se prej vitesh punonte në këtë profesion në Elbasan.

    Fillimisht ai nuk ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se i kishte rënë borisë dhe e kishte marrë si pasagjerë fëmijën, por prindërit pretendojnë ndryshe. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë me sqarimin e plotë të ngjarjes./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]