• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Këshilltari i Metës Tedi Blushi: Presidenti mban shënim të gjithë emrat e personave që po shkelin ligjin


    Disa Bashki të djathta kanë kërkuar lirimin e ambienteve të qendrave të KZAZ-ve duke iu bindur kështu dekretit të presidentit Meta. Tensione janë raportuar, nga Shkodra, Tropoja, Lezha e Kukësi për shkak të përplasjeve mes militantëve të PD dhe punonjësve dhe anëtarëve të KZAZ-ve, me përfshirje edhe policitë bashkiake. Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, Meta vlerëson Bashkitë që zbatuan urdhrin e tij, por nga ana tjetër paralajmëron se mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale.

    Statusi në Facebook i zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi: 

    Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. 
    Presidenti Meta mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.🇦🇱

    Kujtojmë se në një deklaratë, zëdhënësja e KQZ-së u bëri thirrje bashkive të djathta të mos kërcënojnë zgjedhjet dhe të lejojnë procesin. Deklarata si më poshtë: 

    ‘Në përmbushej të misionit, KQZ vijon punën për administrimin e procesit të zgjedhjeve. Disa kryetarë bashkie kanë kërkuar lirimin e vendeve ku javë vendosur KZAZ të përcaktuar me vendim dhe ndërprerjen e publikimit të listave zgjedhjeve, në administrim nga këto bashki. KQZ vlerëson që këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave dhe te drejtave të njohura me ligj. KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që kërcënojnë të drejtën në ushtrimin e funksioneve administrative publik të përcaktuara nga Kushtetuta.

    KQZ i bën thirrje të gjitha organeve të konsiderojnë si inekzistent aktin e presidentit për shfuqizimin e dekretit dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre për të garantuar të drejtën kushtetute për të zgjedhur përfaqësuesit në pushtetin vendor. Çdo kërkesë që nuk përcaktohet në organet e qeverisjes vendore dhe që përbën shkelje, i konsideron këto veprimtari me pasoja të rënda për zgjedhësitë dhe do t’i drejtohet organeve kompetente për zbatimin  ligjit. Këto shkelje përbëjnë vepër penale. Bëjmë thirrje për mosndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e KQZ, për të garantuar qeverisje të efektshme në respektim me të drejtat dhe lirive themelore”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së’./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

     

    KQZ thirrje bashkive të djathta: Kush kërcënon zgjedhjet do penalizohet