• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Tenori Placido Domingo akuzohet për ngacmim seksual, 8 gra tregojnë ndodhitë


    Tenori me famë botërore, Placido Domingo, është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht disa gra për 3 dekada.

    Tetë këngëtare dhe një kërcimtare pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll nga fundi i viteve 1980, sipas Associated Press.

    Vetëm njëra nga gratë, sopranoja Patricia Wulf, pranoi të dilte publikisht me emër.

    Domingo i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese dhe të pavërteta” në një deklaratë për AP.

    “Ende, është e dhimbshme të dëgjosh që unë mund të kem mërzitur ndonjë ose t’i kem bërë ata të ndjehen jo komode, pavarësisht para sa vitesh bëhet fjalë. Besoja se të gjitha bashkëveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale. Njerëzit që më njohin ose që kanë punuar me mua e dinë se unë nuk jam dikush që do të dëmtoja, ofendoja ose vëja në siklet me dashje ndokënd”, tha Domingo.

    Gjashtë gra të tjera gjithashtu pretendojnë se tenori i ka bërë ato të ndjehen të vihen në siklet, duke folur me gjuhë erotike ndaj tyre.

    Patricia Wulf tha se nuk e ka prekur fizikisht, por i afrohej sa herë që ajo dilte nga skena dhe e pyeste nëse duhej të shkonte në shtëpi.

    Një grua tjetër tha se, Domingo vendosi dorën poshtë fundit të saj një herë, tre të tjera thanë se ai i puthi pa dëshirën e tyre.

    Ngjarjet kanë ndodhur në vende të ndryshme, përfshirë dhomën e zhveshjes, dhomën e hotelit, gjatë një takimi apo në ambientet e Operës.

    78-vjeçari Domingo mbetet një nga yjet më të mëdha të Operës, ndërsa është i martuar me sopranon Marta Ornelas që prej vitit 1962./ Burimi CNN/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post