Kryesore Moti Te gjitha

Temperaturat sot deri në 30 gradë


Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar ultësirën perëndimore ku gjatë paradites do të ketë edhe vranësira të përkohshme.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ndikojnë kushtet atmosferike në zonat lindore të vendit.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 8°C në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor ku për pasojë, në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *