Aktualitet

Temperaturat sot deri në 30 gradë

Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë sjellin rrebeshe të shkurtra në zonat Juglindore.

Ndërsa pasditja shtrin gradualisht shirat në të gjithë zonën Lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të dukshme.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes por mbeten konstante gjatë orëve të mesditës duke ruajtur maksimumin prej 28-29°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 3 ballë.