• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Telekom dhe Maratona e Këngës premtojnë argëtim, dhe jo vetëm


    Edhe këtë verë, Telekom Albania i bashkohet Maratonës së Këngës Popullore në rrugëtimin e saj nëpër Shqipëri. Për të 11-in vit radhazi, Maratona vijon të argëtojë qytetarët në sheshet kryesore të qyteteve, duke u shndërruar në një ndër aktivitetet më të shumëpritura të mbrëmjeve verore.

    14 shfaqje në qytete të ndryshme do të argëtojnë qytetarët jo vetëm me ritmet e këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore, por edhe me shumë dhurata nga Telekom. Para fillimit të koncerteve, për fëmijët organizohen lojëra dhe argëtime me animatorë, tullumbace e kërcime.

    Pas qytetit të Durrësit, koncerti i radhës do të jetë sot, më 11 korrik, në sheshin qendror të Fierit, për të vazhduar më pas me Sarandën më 16 korrik, Elbasanin më 18 korrik, dhe deri në fund të muajit në qytete të tjera si Shkodra, Kruja apo Berati. Në këto qytete do të perfomojnë artistë të njohur si Era Rusi, Bujar Qamili, Ylli Baka, Eranda Libohova, Saimir Cili dhe Rovena Stefa.

    Telekom është gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe festive në Shqipëri. Nëse do të ndiqni nga afër Maratonën e Këngës, mos ngurroni t’i afroheni dhe stendave Telekom, ku ju presin oferta e supriza të këndshme./ Tiranapost.al