• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Telekom Albania i jep energji Maratonës së Tiranës 


    Telekom Albania ishte mbështetësi kryesor i eventit më të rëndësishëm sportiv, siç është Maratonës së Tiranës 2019. Në vitin e katërt që organizohet, vrapuan mbi 2500 pjesëmarrës nga 40 vende të botës. Motoja e Telekom “Go Beyond, Be Better” udhëhoqi atmosferën festive dhe garuese përgjatë gjithë itinerarit te maratonës.

    Fituesit për secilën kategori ishin sportistët nga Kenia Laban Cheruiyot për kategorinë 21 km dhe Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo për kategorinë 10 km. Dovlet Gjangolli u shpall fitues i garës We Too (gara për personat me aftësi të kufizuara). Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

    Pjesë e kësaj maratone u bë edhe Drejtori Komercial i Telekom Albania, Athanasios Paraskevas i cili u shpreh se: “Ky aktivitet është një sfidë shumë e madhe. Dhe ne në Telekom Albania na pëlqejnë shumë sfidat! Për ne kjo është një sfidë për të qenë më të mirë! Më të mirë në teknologjinë e rrjetit, dhe për të ofruar një eksperiencë edhe më të mirë për klientët tanë. Me licensën për përdorimin e brezit 800 Mhz kemi një mjet shumë të rëndësishëm në duart tona për të investuar që të kemi rrjetin më të mirë!”

    Ky është aktiviteti më i madh sportiv i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Përveç sportistëve që garuan, pjesë e maratonës u bënë edhe shumë qytetarë të tjerë që dolën në përkrahje të sportistëve, duke e kthyer këtë event sportiv në një ditë feste për kryeqytetin./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post