• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Telefoni po na bën me brirë


    Një studim global për përdorimin e teknologjisë ka paralajmëruar se numri i njerëzve që vuajnë nga ‘nomofobia’ ka pësuar një rritje të ndjeshme. Nomofobia ka të bëjë me fobinë e të mos pasurit telefonin celular. Njerëzit që vuajnë prej saj përjetojnë një frikë jo racionale se mos humbin telefonin, se mos u bie bateria, se nuk kanë sinjal ose se mos kanë harruar dikë telefonin.

    Ky term, përshkruan vetëm një prej ndikimeve më të forta të telefonit celular në mendjen dhe në jetën tonë.

    Ndikimi fizik, sipas shkencëtarëve besohet të jetë më i madh sepse së fundmi celulari po i vë njeriut brirë.

    Një studim i fundit i kryer në Australi, argumenton se skeleti i njeriut po përshtatet gjithnjë e më shumë me këtë pajisje të vogël sa pëllëmba e dorës (ose edhe më tepër) të cilin nuk e heqim nga dora. Skeleti po ndryshon duke e nxitur trupin në pozicionin që rri më gjatë: telefoni në dorë, koka e përkulur. Në pjesën e pasme e të poshtme të kafkës së brezave të rinj po krijohen gunga të dala në formën e brirëve. Ky ndryshim ka si qëllim të zvogëloje presionin në kokë pas qëndrimit afatgjatë të përkulur mbi celular.

    Image result for ‘Horns’ Are Growing on Human Skulls Because of Phone Use

    Shkencëtarët thonë se një fenomen i tillë mund të përkeqësohet duke shndërruar strukturën e trupit të brezave të ardhshëm.

    Studime të tjera kanë konfirmuar se njerëzit shpenzojnë mesatarisht 5 orë në ditë duke mbajtur një celular në dorë dhe të paktën 68 përqind e tyre vuajnë minimalisht nga dhimbjet e qafës./ Ky artikull është marrë nga Health.com/ Përkthyer për Tiranapost.al.